Moti merr kthesën e madhe në fundjavë, meteorologu Hakil Osmani parashikon si pritet të jetë koha në vendin tonë

0

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë mëngjesin e sotëm parashikimin e motit për fundjavën dhe më gjatë një  emisioni televiziv. Meteorologu tregon se moti do vijojë të jetë i kthjellët edhe gjatë fundjavës, me temperatura që pësojnë rritje.

Kushtet e motit do të vijojnë me intevalet e gjata me kthjellime të jenë prezente në vendin tonë. Gjithë territori shqiptar pritet të ketë diell. Pasditet pritet të sjellin vranësira ditën e shtunë dhe ditën e diel.

Më të fokusuara këto vranësira mbeten në zonat malore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit kanë bërë një rritje ditën e sotme. Në zonat malore vlerat minimale kanë shënuar 0, -1 gradë celcius, ndërsa makimumet priten të ngjiten deri në 18 gradë celcius ditën e sotme.

Dita e shtunë sjell një rënie të lehtë të temperaturave në orët e para të mëngjesit dhe sërish rritje në pasditë.

 

Ndërsa e diela sjell rritje të tempraturave në të dya vlerat ekstremale. Minimumet në zonat malore do jenë nga 0 gradë celcius ndërsa maksimalet mund të arrijë edhe në deri 20 gradë celcius.

Edhe ditën e hënë vazhdon rritja e temperaturave. Në orët e para të mëngjesit temperatura minimale në qytete si Peshkopia, Bajram Curri, Erseka arrin 1 gradë celcius. Ndërsa në ultësirën perëndimore pritet t’i kemi nga 7-11 gradë celcius temperaturat e mëngjesit.

Maksimumet do të jenë rreth vlerës 17-18 gradë celcius, në kryeqytet. Duke bërë që të kemi temperatura 3-4 gradë më të larta se normalja.

Do të vijojë me diell edhe gjatë ditës së hënë dhe të martë të javës së ardhshme.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu