Moti pritet të përkeqësohet ditën e nesërme në vendin tonë. Teksa sot raportohet se moti do të jetë i qëndrueshëm, parashikohet që reshjet e shiut të fillojnë pasditen e nesërme në intervalin kohor 17:00-18:00 duke nisur nga Shkodra e Lezha dhe më pas drejt jugut në Durrës, Kavajë, Fierit dhe Vlorës.
Javën e fundit vendi jonë është përballur me një situatë të vështirë në veri dhe jug teksa reshjet e shiut shkaktuan përmbytje në Shkodër, Vlorë dhe Tiranë, ndërsa fshatrat e Korçës, Kukësi, Tropoja, etj u mbuluan nga dëbora. Reshjet e dendura shkaktuan daljen nga shtrati të lumenjve Vjosë dhe Shkumbin, por situata më pas u normalizua.