Devoll, 1 Qershor 2025 – Informacion paraprak
Rreth orës 11:10 të paradites së sotme, në hyrje të qytetit të Bilishtit, ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetasi.
Motomjeti me drejtues shtetasin Besim Stena, 67 vjeç, është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetasi Besart Kyçyku, 25 vjeç. Si pasojë e përplasjes, fatkeqësisht ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasiBesim Stena.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar në rrugë dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, për të shmangur ngjarje të tilla tragjike.