Motori përplaset me makinën e parkuar, plagosen rëndë dy të rinj

0

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme më Berat. Mësohet se dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë.

Indrit dhe Suela Xhafa kanë qenë duke udhëtuar me motor, kanë humbur kontrollin dhe janë përplasur me nje mjet tip Benz ,i cili ishte i parkuar në rrugë.

Burime bëjnë me dije se motori  ka qenë duke zbritur nga Kalaja dhe ka humbur kontrollin, pasi ishte me shpejtësi.

Sakaq, të rinjtë janë dërguar në spitalin e Beratit. Si pasojë e përplasjes kanë marrë plagë të rënda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu