Motoristë nga qytete të ndryshme të Serbisë janë nisur sot në drejtim të Kosovës.
Burime të KosovaPress-it, bëjnë të ditur se ata po vijnë në emër të një ‘aksioni humanitar’ ku do të sjellin mjete financiare për disa familje në nevojë, si dhe për rinovimin e kishës së Zveçanit.
Sipas këtyre burimeve, në kolonën e motoristëve nga Serbia, nuk mungojnë flamujt serb dhe mbishkrimet ‘Kosova është djep i Serbisë’.
Mësohet se ata do të arrijnë në kufirin e Jarinjes rreth mbrëmjes.Forca të shtuara të Policisë së Kosovës tashmë veç ndodhen afër Jarinjes, ndërsa nuk dihet nëse motoristët do të lejohen të hyjnë në Kosovë.