LUSHNJE– Një person është zhdukur në Lushnje ndërsa denoncimi është bërë nga e motra e tij. Ajo ka deklaruar në polici se i vëllai, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor është larguar nga shtëpia që më 17 prill dhe nuk është kthyer më. Ky është i disati person që denoncohet i zhdukur në ditët e fundit. Jo më larg se dje një person u deklarua i zhdukur në Tiranë dhe u gjet i pajetë në ambientet e një bunkeri të afërsi të Institutit Bujqësor në Kamzë.
Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasja L. K., 36 vjeçe, banuese në Savër, Lushnjë, se vëllai i saj, shtetasi A. M., 38 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), është larguar nga banesa në datën 17.04.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 38-vjeçarit.