Në Paris kanë nisur punën për të gjetur pasuesin e Christophe Galtier, me këtë të fundit që e pret shkarkimi i sigurt. Në tavolinën e sheikut Al-Khelaifi janë disa opsione, por kohët e fundit po fiton shumë kuota Jose Mourinho.
Sipas Rmc Sport, drejtori sportiv i klubit, Luis Camps ka folur me agjentin e portugezit, për të kuptuar nëse ekziston mundësia që Mourinho të transferohet në Paris. Kjo është nga të paktat raste ku përfaqësues të klubit francez kanë kontaktuar direkt me trajnerë, apo agjentë të tyre.

Një pikë e fortë në këto negociata është Jorge Mendes, agjenti i Mourinho-s, në të njëjtën kohë është edhe agjenti i disa lojtarëve të PSG. Gjithnjë sipas Rmc Sport, Mourinho është i preferuari i Luis Camps.

Ndryshe nga drejtori sportiv i klubit, presidenti Al-Khelaifi ka si ëndërr Zinedine Zidane, por tratativa me Zidane është shumë komplekse. Nëse zgjedhja e trajnerit të ri do të ishte në dorë të drejtorit sportiv, atëherë Mourinho është me një këmbë në Paris.