Mourinho e mbyll keq vitin 2021, Roma e tij nuk mund dot as Sampdorian

0

Fitorja me Atalantën në fundjavë është thjesht një mirazh sepse Roma e Jose Mourinhos rikthehet në pikën zero.Në momentin që verdhekuqtë duhet të fitojnë nuk e bëjnë një gjë të tillë. Në ndeshen e fundit për vitin 2021 kryeqytetasit nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1 përballë Sampdorias.

Pjesa e parë dhuroi pak emocione dhe raste, ndërsa në të dytën dorianët rrezikuan me shtyllën e Candrevës. Në minutën e 72′ Roma do të gjente avantazhin me Shomurodov, ndërkohë që Gabbiadini do të shënonte tetë minuta më vonë.

Një barazim që lë Romën në vendin e pestë duke humbur disi terren në luftën për katër vendet e para. Takimi tjetër mes Veronës dhe Fiorentinës përfundoi me shifrat 1-1.