PORTUGALI – Momentet virale që Jose Mourinho dhuron me bujari janë të panumërta. Trajneri portugez herë i lavdëron lojtarët e tij, herë zihet me të gjithë dhe me gjithçka, dhe ndonjëherë sigurisht edhe me gazetarët.
Diçka e tillë ndodhi pas ndeshjes së fundit të Benficës kundër Famalicao, kur Mourinho u shfaq në konferencën për shtyp, në mënyrën e tij… të lehtë, me një gazetar.
Kur iu bë një pyetje, trajneri portugez i ‘Shqiponjave’ nuk u përgjigj, por… i tregoi gazetarit për një artikull të tij të fundit.
“Ju publikuat lajme të rreme për mua këtë javë. Ju shkruat për mua dhe si protagonist i artikullit, ju them se janë të rreme”, tha ai.
Megjithatë, gazetari e anashkaloi komentin e Mourinhos dhe e bëri përsëri pyetjen e tij. Sigurisht, pa marrë përgjigje nga portugezi i vendosur, i cili në fakt… u shpreh:
“Je i pezulluar, nuk do të përgjigjem. Ndoshta javën tjetër!”.





