Mourinho: “Krisje marrëdhëniesh mes meje dhe lojtarëve? Është një gënjeshtër”

0

Trajneri i Romës, José Mourinho tenton të arkivojë eliminimin nga Kupa e Italisë prej Interit, duke u zhytur sërish në kampionat. Nesër verdhekuqtë duhet të përballen me Sassuolon në Reggio Emilia, por diskutimi në mënyrë të pashmangshme rinis nga ndeshja e humbur të martën e kaluar në “San Siro”:

“Për dymbëdhjetë minuta luajtëm një lojë të tmerrshme dhe më pas merituam shumë më tepër, – janë fjalët e trajnerit të Romës në konferencën për shtyp. – Luajtëm mirë dhe zhgënjimi vjen nga fakti që mund të luajmë përballë kampionëve të Italisë, ia dolëm dhe merituam më shumë sesa morëm. Nesër është një histori tjetër”.

Tashmë dihet se Mourinho, pas ndeshjes së humbur ndaj Interit, pati një përballje me lojtarët e tij duke përdorur edhe fjalë të ashpra: “Lirimi psikologjik ka qenë gjithmonë një parim i imi. Ajo që thuhet në dhomën e zhveshjes mbetet aty. Të thuash që dikush u ofendua është gënjeshtër. Mendoni se nuk duhet të qortoj Ibanez, Karsdorp, Mancini apo Smalling? Unë duhet t’i stërvis ata dhe ata janë të lumtur.

Historia që doli mes meje dhe lojtarëve është një gënjeshtër totale. Kam folur pas ndeshjes, kemi analizuar dhe kemi punuar. Për ndeshjen e raadhës do të thirren të gjithë, përveç Zaniolos që u përjashtua nga arbitri. Abrahami është mirë. Pellegrini ka nevojë për ritëm, por është mirë.” Ndërkohë trajneri Mourinho nuk dëshiron t’i përgjigjet fjalëve të Edin Dzekos, i cili dje tha versionin e tij të lamtumirës me Romën: “Nuk dua ta di. Dzeko është lojtar i Interit, nuk më interesojnë fjalët e tij”.

Trajneri portugez është ende në kërkim të Romës më të mirë: “Duhet të punojmë për t’u përmirësuar. Diçka nuk është e mundur të përmirësohet sepse shkon me cilësinë e ekipit, por duhet të bëjmë më të mirën. Nuk jam i lumtur, pres më shumë,”- është shprehur Mourinho në konferencën për shtyp në prag të Sassuolos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu