Tërbimi i José Mourinho ra si një “dush i ftohtë” ndaj futbollistëve të Romës në dhomën e zhveshjes. Askush nuk i shpëtoi zemërimit të trajnerit portugez në fundin e ndeshjes së humbur ndaj Interit në Kupën e Italisë.
“Dua të di pse, duke luajtur ballë për ballë me Interin në dhjetë minutat e para, ju bëtë një m*t, – bërtiti “Special One”, duke iu drejtuar atyre që kishin luajtur në fushë, por më pas e shtriu pyetjen edhe mbi sfidat e tjera të fundit: – Pastaj dua të di pse edhe kundër Milanit keni bërë një m*t nën 10 minuta, të gjithë pa përjashtim”.
Një stuhi fjalësh të forta, që shkundën lojtarët: “Dua të di pse prej dy vitesh jeni treguar të vegjël me të mëdhenjtë. Nëse jemi të vegjël, arbitrat na trajtojnë si fëmijë! Ata e trajtojnë Romën si fëmijë. Interi është super skuadër, e kishim përballë dhe në vend që të gjenit arsyet e duhura për humbjen e mundshme, bëtë një m*t vetë!”
Dhe përsëri, duke ngritur tonin: “E meta më e madhe e një njeriu është mungesa e topeve (bo*eve), e personalitetit. Keni frikë nga ndeshje të tilla? Nëse po, atëherë shkoni e luani në Serie C, ku nuk do të gjeni kurrë ekipe me kampionë, stadiume të zjarrta, presionet e futbollit të madh. Jeni njerëz pa bo*e. Gjëja më e keqe për një njeri!”