PRISHTINË- Reperi nga Kosova, Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik shpesh ndan me ndjekësit e tij momente të ndryshme nga jeta e tij apo aktivitetet muzikore. Së fundmi, reperi ka publikuar për ndjekësit në InstaStory një shkrim të sinqertë, ku ka rrëfyer dhe ka pranuar se ishte konsumator i lëndëve narkotike, por tashmë ka 6 vite që nuk konsumon.
“Kam gati gjashtë vite larg drogës në mos gaboj…është gjëja më e bukur që kam bërë dhe ndihem shumë krenar për veten! Sigurisht. Ishte një rrugë shumë e vështirë për mua…Isha shumë i dobët…rrethi…profesioni dhe gjithçka që lidhej me të…por ia dola, ia dola. Faleminderit Zotit,”- ka shkruar reperi në InstaStory.