Ekipi nga Cardiff në Angli dhe SHBA ka treguar se si ndodh mpiksja e gjakur mbas vaksinimit me AstraZeneca. BBC shkruan se ekipi shpjegon në detaje të hollësishme se si një proteinë në gjak tërhiqet nga një komponent kyç i vaksinës.
Sipas ekipit, që iu bashkuan edhe vetë shkencëtarët e AstraZenecas, proteina e cila tërhiqet në gjak nga një komponent i vaksinës, nis një reaksion zinxhir, që përfshin sistemin imunitar, që mund të kulmojë në mpiksje të rrezikshme, deri në vdekjen e pacientit.
Shkencëtarët e vetë AstraZeneca gjithashtu iu bashkuan projektit kërkimor dhe theksonin se mpiksjet kishin më shumë gjasa të ndodhin për shkak të një infeksioni Covid sesa nga doza e vaksinës. Vaksina AstraZeneca përpos efekteve anësore mendohet se ka shpëtuar rreth një milion jetë nga Covid.
Megjithëse kërkimi nuk është përfundimtar, dhe ekipi po punon për të shfrytëzuar këto gjetje si pjesë e përpjekjeve për të hequr këtë efekt anësor jashtëzakonisht të rrallë.