Mbrëmja e sotme e Big Brother VIP ka nisur me debate mes Ilirit dhe Einxhel. Kjo e fundit e akuzoi Ilirin se ka thënë për njëren nga konkurrentet se “kur dëgjon emrin e saj eksitohet”.
“Dëgjova Ilirin dhe Sabianin duke thënë në korridor për një vajzë se kur dëgjon emrin e saj eksitohet. Ke qenë në korridor dhe ia ke thënë disa herë Sabianit”, tha Einxhel.
Iliri i mohoi akuzat, ndërsa i kërkoi Einxhelit të nxjerrë pamjet.
“Ndërro adresë. Mua mos më shit gazra”, tha Iliri. Gjithsesi, Einxhel insiston se ka të drejtë.
“Nuk po të ofendoj. Ma kanë dëgjuar veshët. Pamjet ekzistojnë, kur të dalin, Iliri ta sqarojë”, tha Einxhel.
Bisedat që banorët bëjnë në dhomën e gjumit deri në orët e parë të mëngjesit janë kthyer gjithashtu në një shqetësim serioz për Ilirin.
“Më shqetëson pagjumësia. Mbrëmë ka qenë edhe më e përshkallëzuar, bënë kongresin e natës”, tha Iliri.