Mungesa e METADONIT, pacientët: I jemi rikthyer drogës dhe vjedhjeve!

0

Disa qindra përdorues të metadonit në Durrës, që po tentojnë të heqin varësinë nga përdorimi i lëndëve të forta narkotike, ankohen se prej gati një muaji ky medikament në qendrën spitalore mungon duke ndërprerë trajtimin që e benin prej vitesh.

Kjo situatë sipas tyre i ka detyruar të rikthehen sërish tek përdorimi i drograve, të cilën po e sigurojnë nëpërmjet vjedhjeve dhe presioneve ndaj familjarëve të tyre.

“Hajduti hyn dhe del nga dritarja”/ Punonjësi i Gardës denoncon në polici: Më vodhën armën e shërbimit (PAMJET E GRABITJES)
Sakaq, nga spitali rajonal i Durrësit nuk ka patur asnje reagim në lidhje me këtë pretendim të përdoruesve të metadonit, ndërsa nuk dihet se edhe për sa kohë do të zgjasë mungesa e këtij medikamenti kaq të domosdoshëm për këtë pjesë të shoqërisë.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu