BERLIN- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar sot në Berlin ku bashkë me liderët e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë marrë pjesë në Samitin për rajonin në kuadër të Procesit të Berlinit. Gazeta Express shkruan se në një konferencë për media kreu i Qeverisë së Kosovës është pyetur për mungesën e Aleksander Vuçiçit në këtë organizim ku edhe janë nënshkruar tri marrëveshje.
Kurti ka thënë se nuk e di arsyen pse Vuçiç nuk ka marrë pjesë në Samit, duke shtuar se nuk është që i ka munguar dikujt. Pas kësaj, Kurti ka lëshuar edhe një thumb që duket të ketë qenë për kryeministrin Edi Rama duke thënë se ndoshta dhe ndokujt i ka munguar.
“Nuk e di pse nuk ka ardhur për besë edhe nuk është që na mungoi fort, ndoshta ndokujt, por sigurisht jo mua”, ka thënë Kurti në konferencë për gazetarët.