Mungesat kthehen në “mallkim” për Napolin, mesfushori rezulton me Covid-19

0

“Fabian Ruiz ka rezultuar pozitiv me Covid-19 pas një tamponi molekular të kryer në Spanjë. Lojtari, i vaksinuar rregullisht, është asimptomatik dhe do të qëndrojë i izoluar në shtëpi”.

Me një postim në Twitter, Napoli bën të ditur se mesfushori i lindur në vitin 1996 është infektuar me Covid-19 pas kthimit në Spanjë për të festuar në shtëpi festat e Krishtlindjeve. Lojtari në fakt është në dyshim për ndeshjen e madhe me Juventusin planifikuar në janar.

Një moment i keq për Napolin që në muajin janar do të duhet të bëjë me shumë mungesa si Koulibaly, Insigne, Osimhen, si Fabian Ruiz dhe Anguissa.