Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, themeluesi i Space X dhe Teslas, u bëri me dije punonjësve të tij se kompania e tij hapësinore mund të përballet me probleme të mëdha financiare nëse nuk prodhohen mjaftueshëm motorrët Raptor për misionet në Mars.
Lajmi është bërë i ditur nga CNBC, referuar një emaili të Space X. Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar tepër i nervozuar vetë Musk, i cili nuk është aspak i kënaqur me progresin e bërë nga motorrët e tij Starship, për të cilat kompania e tij ka kaq shumë nevojë për të kompletuar misionin për në Hënë dhe në Mars.
ShareSpaceX është momentalisht kompania e dytë private më e vlerësuar për muajin tetor, që kap vlerën e 100 bilion dollarëve.
Burimi: DailyMail