GREQI-Një muzikant grek i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Ai ishte sanksiofonist i identifikuar si Dimitris Petris, teksa është hedhur nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë së tij në qytetin e Volos, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Sipas medieve greke, në dorën e Petris është gjetur një kryq të cilin e mbante shtrënguar.
Ai ishte 75-vjeç, dhe prej kohësh vuante nga probleme të rënda të shëndetit, ndërsa përballej me sëmundjen e kancerit.
Drejtoria e Policisë së Volos ka nisur të marrë dëshmi për rrethanat e vdekjes, ndërsa ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.