Muzikanti i njohur infektohet me Covid-19: Pozitiv për herë të dytë brenda 1 muaji

0

SHBA

Muzikanti i njohur, Bryan Adams ka rezultuar pozitiv me COVID-19, për herë të dytë brenda një muaji.

Rokeri, i cili është edhe fotograf, tregoi në një postim në Instagram se kishte rezultuar pozitiv pas mbërritjes në aeroportin Malpensa në Milano.

“Kam rezultuar pozitiv për herë të dytë brenda 1 muaji”, shkroi Adams.

Gjithashtu, Adams u tërhoq nga një performancë në një ceremoni në Rock and Roll Hall of Fame, pasi u infektua me koronavirus. Përfaqësuesi i tij tha në atë kohë se Adams ishte “i vaksinuar dhe nuk kishte fare simptoma”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu