Myrto Uzuni mposhtet në “Santiago Bernabeu”

0

Real Madrid nuk surprizon në “Santiago Bernabeu”, mposht Granadën e Myrto Uzunit me shifrat 2-0.

Madrilenët shënuan nga një gol për pjesë, Brahim Diaz ishte ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 26-të pas një asisti të Toni Kroos.

Në fraksionin e dytë, nuk mungoi edhe goli i njeriut më në formë te Reali, Rodrygo.

Braziliani shënoi në minutën e 57-të kur përballë portierit kundërshtar e pati të pamundur për të gabuar.

Ndërkohë, pjesë e ndeshjes ishte edhe Uzuni, por sulmuesi i kombëtares u zëvendësua në minutën e 64-t.

Pas kësaj ndeshjeje, Real Madrid ndodher në vend të parë me 38 pikë, po aq sa edhe Girona, ndërsa Granada mbetet me shtatë pikë në vend të 19