Rreth mesnatës Kittichai Boodchan, një banor i një fshati tajlandez Kaeng Krachan dëgjoi dy përplasje të forta që vinin nga para shtëpisë së tij. Ai e kuptoi menjëherë se çfarë po ndodhte. Një elefant ishte jashtë dhe donte të merrte bananet e familjes.
Sipas The Guardian, Boonchuay, një elefant nga parku kombëtar Kaeng Krachan aty pranë, i njohur për zakonin e tij për të bastisur fshatin në kërkim të ushqimeve, kishte ardhur swrish. Kittichai kishte blerë më parë 200 kg banane për t’i shitur dhe, ndonëse e ruajtur brenda, aroma e ëmbël padyshim kishte ngjallur interesin e elefantit.
Ajo vizitë, në qershor të vitit të kaluar, ishte e para nga të shumtat për familjen e Kittichai. Që atëherë, Boonchuay është kthyer disa herë, duke hyrë në shtëpinë e tyre dhe duke thyer pjesë të murit. Gjatë thyerjeve të tij më të fundit , në qershor dhe korrik të këtij viti, ai arriti të fuste kokën në kuzhinë, duke shtypur qese plastike, vaj gatimi, petë të çastit dhe miell.
Në të gjithë Tajlandën dhe Azinë, njerëzit janë zgjeruar gjithnjë e më shumë në zona pyjore, duke prishur habitatet tradicionale të elefantëve dhe shpesh duke ndërprerë aksesin e tyre në burime. Për komunitetet në këto zona, bashkëjetesa është një luftë delikate dhe e rrezikshme . Konflikti midis kafshëve dhe njerëzve mund të jetë financiarisht shkatërrues për njerëzit, shqetësues dhe, në rastin më të keq, vdekjeprurës për të dy speciet. Në Tajlandë vitin e kaluar, tetë elefantë dhe tetë njerëz u vranë në konflikt.