“Na duhen urgjentisht mjekë nga diaspora”, Kurti: Nuk duhet humbur kohë

0

FaxWeb
Fillimi Flash
“Na duhen urgjentisht mjekë nga diaspora”, Kurti: Çdo ditë vonesë, është kohë e humbur
21:00 | 01/10/2022
Fundi i grevës shumë larg, Kurti: Mësuesit duhet t’i meritojnë ato paga me punën e tyre
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur urgjente çështjen e sjelljes së mjekëve nga diaspora për dhënie të shërbimeve dhe ofrim të trajnimeve në Kosovë.

Në mbledhjen e tretë të Komitetit Ekzekutiv për Shëndetësi, Kurti ka kërkuar që të nisin menjëherë hapat e nevojshëm për të planifikuar sjelljen e sa më shumë mjekëve nga mërgata.

“Kryeministri nënvizoi se jetësimi i kësaj iniciative është çështje urgjente dhe se çdo ditë vonesë është kohë e humbur”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për takimin e së shtunës.

Sipas Kurtit, miratimi i udhëzimit për licencim të profesionistëve të huaj shëndetësorë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën dhe shëndetin e qytetarëve, duke plotësuar ofrimin e shërbimeve që mungojnë ose rrezikojnë të mos ofrohen. Po ashtu, sipas tij, ardhja e profesionistëve të mërgatës do të mundësojë trajnimin dhe aftësimin e profesionistëve vendas për të ofruar këto shërbime në të ardhmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu