“Na duhet edhe dielli edhe shiu për të mbjellat”, Kurti flet në konferencën me Ramën

0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në konferencën e sotme me kryeministrin Edi Rama, tha se është e rëndësishme që 13 marrëveshjet e nënshkruara mes qeverive të nisin që të zbatohen plotësisht.

Kurti tha se qeveritë e të dyja vendeve duhet të punojnë më shumë për të bindur qytetarët që të qëndrojnë dhe japin kontribut në vendet e tyre.

“I dashur Edi ne po mbjellim së bashku, dhe do të na duhet edhe diell edhe shi, që të vjelim frytet për qytetarët tanë. Jam i gëzuar për mbledhjen e 7-të mes dy qeverive tona, kemi nënshkruar 13 marrëveshje sot, duke e rritur më tej bashkëpunimin për më shumë drejtësi, zhvillim dhe mirëqënie.

Janë marrëveshje sa me rëndësi ekonomike po aq edhe historike, është jetësimi i ëndrrës së shqiptarëve për të qenë krenarë në vendin e tyre. Sa më të integruar të jemi aq më mirë do të jetë për qytetarët, dhe aq më të bindur do të jenë ata për ta ndërtuar jetën në vendin e tyre. Gjatë ditës së sotme, në forumin e biznesit do të diskutojmë për veprime konkrete”, u shpreh Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu