Nëse sot ka ardhur dita që peshkatarët tanë të shkojnë deri në Senegal të luftojnë, kanë nevojë për fuëi më të madhe motorike. Duhet t’ia japim ne oksigjenin. Unë ju garantoj se 4 vite rresht do të fimnancojmë ccdo vit e më shumë flotën. Në mënyrë që cilido prej jush të ketë kapacitete për të rritur biznesin e tij.
Na duhet një shkollë. Po keni problemin e specialistëve të nivelit të lartë. Na duhet të ndërtojmë shkollën profesionale në shërbim të industrisë dhe që të jetë e lidhur drejtpërdrejt me praktikën.
Të gjitha dijet që merren për shkak të hapjes me botën duhet të vijnë këtu nëpërmjet shkollës dhe të kemi një gjeneratë të re që do të marrë stafetën nesër në drejtimin e anijeve. Nuk mund të vazhdojmë kjo histori që gjithë ajo struktura drejtues teknike e flotës teknike të jenë turq e egjiptianë aq më tepër që pagat e kapitenëve janë më të larta se pagat e ministrave. Edhe për markatën do të punojmë. Brenda vitit të ardhshëm duhet të hapim themelet,” deklaroi Rama.