“Na duhet një ushtri më e fortë, të ringjallim shpirtin luftarak”, Orban: Nëse nuk e bëjmë këtë, do dështojmë në të ardhmen

0

“Edhe pse betimi i 250 vullnetarëve është “arsye e mjaftueshme për të qenë të lumtur, ne kemi nevojë për disa batalione të tjera si ky,” tha Kryeministri hungarez, Viktor Orbán.

Hungarezët kanë nevojë për një ushtri kompetente që mund të garantojë paqen dhe të shërbejë si pengesë, tha sot në Budapest kryeministri hungarez Viktor Orbán.

Duke folur në ceremoninë e betimit të ushtarëve vullnetarë dhe në zbulimin e automjeteve luftarake të këmbësorisë Link, Orbán tha se ishte koha për të “ringjallur shpirtin ushtarak tek ne”, duke argumentuar se një komb i paaftë për ta bërë këtë me siguri do të dështonte në të ardhmen, raportojnë mediat e huaja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu