1Janë publikuar më shumë detaje rreth ngjarjes ku 69-vjeçari Jorgo Hatia, i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ka tentuar të shpëtonte nga kontrolli policor duke u veshur si grua. Pas kësaj ngjarjeje, familjarët e tij kanë folur për herë të parë në emisionin “Me Zemër të Hapur”, duke zbuluar disa informacione.
Një familjar i Jorgos, i cili është edhe i vëllai i Rizai Hatia, ka treguar se ai ndjen turp për gjithçka që ka ndodhur. Sipas tij, videoja që u shpërnda në media është filmuar nga Klarisa, nusja e vëllait të Jorgos, për shkak të konflikteve të brendshme familjare. Ai ka sqaruar gjithashtu se Jorgo Hatia kishte përfunduar tashmë masën “arrest në shtëpi”, por ai nuk kishte avokat dhe nuk ishte në dijeni të procedurave ligjore që duhej të ndiqte.
Riza Hatia, vëllai i Jorgos, ka pohuar se konflikti mes tyre kishte nisur për arsye të ngacmimeve të bëra nga Jorgo ndaj bashkëshortes së tij, Klarisës. Kjo ka theksuar më tej tensionet dhe përplasjet familjare, duke krijuar një atmosferë të ngarkuar që ka çuar në këtë veprim të papritur të Jorgos. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë, dhe më shumë detaje priten të dalin në ditët në vijim.
“Nuk kam vëlla, kam vetëm një motër, atë monstrën që del si prostitutë.
I biri të pyesë të atin pse vishet si prostitutë dhe del aty. Djali i tij bën mirë ta marrë babanë dhe t’i bëjë një vizitë sepse nuk është mirë. Ai mostra që vinte ngacmonte gruan time normalisht që do t’i përgjigjesha”, tha Rizai, i vëllai.
“Na vjen zor, jemi familjarë, kemi miq e krushq, na shkruajnë njerëzit dhe kemi arritur deri aty sa tu themi nuk i njohim se na vjen zor. Del një i alkoolizuar aty e flet dhe ngelemi ne me turp. Deri tani 7 vetë më kanë dërguar videon e Klarisës. Nuk di çfarë kanë, ka shkalluar Rizai dhe i duket vetja si aktor humori. Në dijeni në time ai nuk flet me asnjë nga familjarët e tij, as me fqinjët. Unë kam mbi 7 vite që nuk flas me ta. Edhe Klarisën në media e kam njohur nuk e dija që ishte nusja e kushëririt. Rizai ishte problematik kishte probleme dhe me prindërit dhe rrihte motrën. Ishte shumë prepotent. Familja e tij, gruaja djali dhe vajza kanë nevojë për ndihmë sepse dhunohen nga ai. Arresti i shtëpisë ka mbaruar në gusht, por Jorgo nuk kishte avokat dhe nuk i dinte procedurat. Për të mos lënë gruan e tij vetëm në punimin e tokës, u detyrua nga rrethanat për t’u veshur ashtu dhe për të dalë nga shtëpia”, tha familjari.





