ROVIGO- Nadire Kurti shtrohet në psikiatri. Dje mbrojtja dhe avokati Franco Capuzzo ka bërë kërkesë për shtrimin e klientes së tij për të bërë edhe një raport të gjendjes së 68-vjeçares që goditi bashkëshortin e saj, Shukri Kurtin e më pas e copëtoi në banjo.
Autoritetet policore italiane ishin në dijeni prej datës 11 gusht se Nadire Kurti, 68 vjeç ishte autorja e krimit të bashkëshortit të saj Shefki Kurti. Kjo falë një mikrospie që kishin instaluar në celularin e djalit të çiftit, Beni, hetuesit italianë kishin regjistruar rrëfimin që gruaja i kishe bërë familjarëve, por pritën deri sa të kishin të gjitha bindjet se këtë krim e kishte realizuar e vetme.
Nadire Kurti shtrohet në psikiatri, vrasjen e bashkëshortit ia
Pritja e hetuesve italianë vazhdoj dhe pas datës 18 gusht ku në praninë e avokatit të saj, Nadire Kurti rrëfeu krimin duke pretenduar se burri e dhunonte, e tradhëtonte me një grua shqiptare, e cila i kishte kërkuar 90 mijë euro. Gruaja përdori dy thika kuzhine, të cilat Nadire tha se i shoqi sapo i kishte mprehur dhe i përdori për ta kërcënuar.
“O do vdiste ai, o unë”, rrëfehet gruaja shqiptare që copëtoi të shoqin: E futa në ‘freezer’
Ajo që duket si një film i vërtetë horror vazhdon. Gruaja tregoi se e kishte copëtuar trupin në copa dhe e ka futur “brenda qeseve najloni”, më pas i kishte copat në ngrirjen në korridorin e shtëpisë, për t’i dhënë kohë që të pastronte vendin nga gjaku. Më pas, priti mesnatën për të mos u dalluar, i nxori copat nga ngrirja dhe i hodhi në kanal.