Naftëtarët kërkojnë pagat, Dautaj: Ndihen të poshtëruar, askush s’mban përgjegjësi

0

FIER– Naftëtarët e Ballshit vazhdojnë të kërkojnë pagat e prapambetura. Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar se institucionet duhet ta marrin seriozisht këtë çështje. Ai shtoi se naftëtarët e kanë fituar të drejtën e tyre për të marrë pagat edhe me vendim të Gjykatës.

“Naftëtarët ndihen të poshtëruar jo të përfaqësuar. Ditët e fundit duke parë dhe prononcimet qoftë nga Ministria e Energjitikës dhe nga pronari në thonjëza që ka blerë rafinerinë për ta kthyer në skrap, ka thënie të cilat e nxjerrin gjyqin e naftëtarëve jashtë loje. Pra askush nga palët nuk mban përgjegjësi për pagat e prapambetura,”- tha Dautaj.

Çfarë ka ndodhur me naftëtarët?

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kërkojnë shlyerjen e 13 pagave të prapambetura dhe rinisjen e punës së rafinerisë. Ata kanë protestuar për muaj me radhë dhe kërkojnë pagat e muajve që kanë punuar edhe gjatë kohës së pandemisë kur gjithçka ishte e mbyllur. Qeveria u ofroi atyre 40 mijë lekë të reja rrogë për një periudhë 1-vjeçare. Po ashtu, iu paguan edhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën nëntor 2020-tetor 2021. Por në vendimin e qeverisë thuhej qartë se nëse pas kësaj periudhe nëse në rafineri nuk afrohej asnjë investim, atëherë naftëtarët nuk do të merrnin më mbështetje nga shteti. Dhe kjo ka bërë që ata të reagojnë sërish.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu