Nancy Pelosi flet për sulmin ndaj bashkëshortit

0

SHBA- Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka thyer heshtjen e saj për sulmin ndaj bashkëshortit të saj, Paul brenda banesës së tyre.

Zyrtarja amerikane gjatë këtij takimi kritikoi edhe presidentin amerikan Joe Biden, sa i përket garës për zgjedhjet. Pelosi u shpreh po ashtu se përpjekjet e demokratëve nuk po synojnë vetëm fitoren e zgjedhjeve, por edhe forcimin e demokracisë demokratike në Amerikë, duke shtuar: Faleminderit, faleminderit, faleminderit për fjalët tuaja të mira, lutjet tuaja dhe urimet tuaja të mira për Paul. Do të jetë një kohë e gjatë, por ai do të jetë mirë. Sulmi ka nxitur “frikë” dhe kjo po ndihet dhe nga sondazhet në Amerikë. Njerëzit më thonë çfarë mund të bëjmë që të ndihesh më mirë? Unë u them: ‘Voto!

Pas sulmit më 28 tetor, Paul iu nënshtrua një operacioni në kafkë për lëndimet e tij por u kthye në shtëpi nga spitali të enjten e kaluar. Kryetarja Pelosi tha se sulmi ndaj burrit të saj ishte tragjik, por ata duhet të mbeten optimistë.

David Depp, 42 vjeç, hyri në shtëpinë e familjes Pelosi në San Francisko dhe plagosi bashkëshortin e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, kishte në fakt shenjestër Nancy-n. Ai u arrestua nga oficerët do të akuzohet për tentativë për vrasje, sulm me armë vdekjeprurëse, abuzim me të moshuarit dhe vjedhje, sipas shefit të policisë së San Franciskos, William Scott./Abc

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu