Napoli në krye të Serisë A, në sajë të golave të Anguissa dhe Rrahmanit… ndaj Genoas

0

ITALI – Napoli fitoi 2-1 në Genoa në ndeshjen e 17- të të Serisë A dhe në pritje të ndeshjes së Atalantës ndaj Empolit, të paktën për një natë u rikthye në krye të Seria A. Në Ferraris, skuadra e Contes shfrytëzoi një pjesë të parë të nivelit të lartë, e cila u zhbllokua në minutën e 15-të nga Anguissa, pas një krosimi të bujshëm nga Lukaku në minutat fillestare.

Në minutën e 23-të erdhi goli i dytë i Rrahmanit, pas një topi të vdekur, por kur ndeshja u duk e njëanshme, reagimi i Genoas në pjesën e dytë rihapi ndeshjen në minutën e 51-të me Pinamontin. Pritjet e Meret, të gjuajtjeve të qendërsulmuesit Badelj dhe më pas dy herë me Balotellin edhe me ndihmën e shtyllës, ishte një keqardhje e madhe për kuqeblutë e Vieira, të cilët pranuan humbjen 2-1.

Conte dhe skuadra e tij kthehen nga Genoa me tre pikë të rëndësishme, pas një pjese të parë të nivelit absolut për nga cilësia, intensiteti dhe u mbrojtën fuqishëm në pjesën e dytë të ndeshjes, ku vështirësitë u shfaqën sa evidente aq edhe të papritura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu