Nard Ndoka: Nëse e krahasoj me Ramën, Nanon apo Bashën, Berisha është shumë lart

0

– Politikani i njohur Nard Ndoka ka treguar marrëdhëniet e tij lidhur me figura të njohura politike, duke veçuar si të veçantë ish-kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Dola tekOla”, Noka tha se kryedemokrati Lulzim Basha ishte politikan i ftohtë që nuk e mbante fjalën, por shtoi se me të kishte kaluar momente të bukura. Madje se kishte edhe njohje familjare me të.

Nard Ndoka është një nga themeluesit e Partisë Demokratike, dhe në lidhje me shpalljen e “non grada” të Berishës, ai tha se e njeh ish-kryeministrin më mirë se sa SHBA-ja.

“Nuk është modeli i politikanit të korruptuar, ka problemet e veta, por nëse e krahasoj me Ramën, Nanon, Bashën, Berisha është shumë lart. Basha është prodhim i Berishës, nuk ka fituar asnjë betejë pa të,”- theksoi Ndoka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu