Nard Ndoka pranë Berishës: Nuk e le vetëm, do më ketë në krah nesër

0

“Foltorja” ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e nesërme pritet që të jetë në qytetin e Shkodrës. Krah Berishës mësohet se do të jetë dhe Nard Ndoka, aleati i Bashës i cili si shumë të tjerë është kthyer kundër tij.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë kreu i PDK-së në një prononcim për mediat ku tha se ai do të jetë në kra të ish-kryeministrit.

“Do të jem nesër me Berishën, nuk e lej vetëm. Si aleat i PD do të jem neser atje”, tha ai.

Takimi i rradhës i ish-kryeministrit Berisha me simpatizantët e Partisë Demokratike pritet që të mbahet në orën 18:00 në Kinema Milenium në Shkodër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu