NASA pritet të dërgojë dy mini-helikopterë të tjerë në Mars, do të sjellin kampione nga Planeti i Kuq në Tokë

0

NASA njoftoi të mërkurën planet për të dërguar mini-helikopterë në Mars në vitin 2027 për të mbledhur kampione në Planetin e Kuq. Më pas këto materiale do të sillen në Tokë në vitin 2033 dhe do të analizohen për shenja të mundshme “jete antike”.

Hapat e radhës të NASA-s janë frymëzuar nga Ingenuity, që tashmë ndodhet në Mars, por do të pajiset me rrota dhe krahë për ta ndihmuar atë të mbledhë gurët dhe tokën marsiane.

Mostrat do të mblidhen më pas nga misioni Mars Sample Return (MSR) që fillimisht ishte vendosur për të sjellë një rover të dytë në Planetin e Kuq. Megjithatë, NASA është duke bërë hapa të rëndësishëm dhe beson se sytë në qiellin marsian do të jenë një shtesë e shkëlqyer për kërkimin.

Nëse “Perseverance” pëson defekte, dy helikopterët mund të ngarkojë mostrat në raketën e kthimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu