NASA: Rriten shanset që asteroidi gjigant të godasë tokën

0

Agjencia Amerikane e Hapësirës dhe Aeronautikës (NASA) thotë se tani toka është më e rrezikuar që të goditet nga asteroid “Bennu”. Më parë, sipas NASA-s mundësitë ishin 1 në 2 700, kurse tani pas ndjekjes së trajektores së këtij asteroid, shanset janë ulur në 1 në 1 759.

Por, gjithsesi mundësia reale që një gjë e tillë të ndodhë, sërish mbeten të pakta. Përditësimi bazohet në të dhënat që NASA ka mbledhur nga anija Osiris-Rex që po vëzhgon asteroidin që prej 2018.

Në tetor të vitit të kaluar, Osiris-Rex u ul në sipërfaqen e asteroidit dhe mori një pjesë shkëmbi nga sipërfaqja e “Bennu”. Nga të dhënat e mbledhura gjatë dy vit e gjysmë pritet që shkencëtarët që arrijnë të bëjnë një parashikim mbi rrugën që do të ndjekë asteroidi në të ardhmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu