NASA: Zbulohen disa shpërthime misterioze të valëve të radios në hapësirë

0

NASA njoftoi se agjencia po bashkon një ekip për të studiuar fenomenet ajrore të paidentifikuara
Nasa ka njoftuar se janë zbuluar disa shpërthim misterioze të radios, që kanë analizuar prej kohësh astronomët, sepse ata nuk e kuptojnë se çfarë i shkakton ndezjet e ndritshme në hapësirë.

Sipas CNN, një shpërthim pulsues i valëve të radios është zbuluar në një galaktikë dhe më e çuditshme se të tjerat. Hapërsira qiellore lëshonte vazhdimisht valë radio të dobëta midis shpërthimeve të përsëritura.

“Kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës sime si kozmolog. Mund t’ju them, ne nuk e dimë se çfarë përbën 95% të universit,” tha astrofizikani David Spergel, i cili do të drejtojë ekipin.

Të enjten, NASA njoftoi se agjencia po bashkon një ekip për të studiuar fenomenet ajrore të paidentifikuara , të njohura ndryshe si UFO-t.

Ekipi do të mbledhë prova dhe do të analizojë të dhëna për ngjarje të pashpjegueshme në qiell nga një këndvështrim shkencor për të përcaktuar nëse ato janë të natyrshme ose kërkojnë shpjegime të tjera. Studimi nëntë-mujor fillon në vjeshtë dhe gjetjet do të ndahen me publikun.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu