NATO nuk e mbështeti në luftën me Iranin, Trump i kundërvihet: Frikacakë nuk do t’jua harrojmë këtë!

0

Presidenti SHBA-së ka kritikuar ashpër NATO-n për të disatën herë duke e konsideruar atë një aleancë “frikacake”. Ai ka deklaruar së aleanca transatlantike është një tigër prej letre pa SHBA-në.

“Është shumë e lehtë për ta te veprojnë kështu dhe rreziku është shumë i ulët. NATO është një tigër letre pa ne. Frikacakë, nuk do ta harrojmë këtë!” – deklaroi presidenti Trump.

Që nga sulmi i përbashkët i nisur nga Izraeli dhe SHBA-të kundër Iranit më 28 shkurt, i cili ka çuar në vdekjen e afërsisht 1,300 njerëzve, përfshirë Udhëheqësin Suprem të atëhershëm Ali Khamenei, tensionet rajonale janë përshkallëzuar në Lindjen e Mesme.

Kjo gjuhë e ashpër e presidentit Trump vjen pas refuzimit të aleatëve për të mbështetur përpjekjet për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.

Donald Trump deklaroi se ata nuk duan të na bashkohen në luftën për të ndaluar Iranin ndaj tani le të mos ankohen për rritjen e çmimit të naftës.

Ata nuk donin të bashkoheshin në luftën për të ndaluar një Iran të armatosur me armë bërthamore. Tani që kjo luftë është fituar ushtarakisht dhe ka shumë pak rrezik për ta, ata po ankohen për çmimet e larta të naftës që duhet të paguajnë, megjithatë, ata nuk duan të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, e cila është arsyeja e vetme për çmimet e larta të naftës, dhe kjo është një manovër e thjeshtë ushtarake.“-tha Trump.

Për shkak të konflikteve çmimi i naftës është rritur ndjeshëm, ku nafta e përpunuar u tregtua me 108.21 dollarë, një shifër që tregon rritje me 50% që nga koha kur SHBA-të dhe Izraeli filluan luftën.