NATO reagon për Kosovën: Situata është më e qetë se më parë, por…

0

NATO e ka cilësuar situatën në Kosovë si më të qetë se më parë. Përmes një postimi në Twitter, organizata thekson se pavarësisht situatës së qetë e cila mbizotëron aktualisht në Kosovë, nganjëherë ndodhin ende tensione.

Në këto kushte organizata vlerëson se Forcat e Armatosura të Kosovës të udhëhequra nga NATO, luajnë ende një rol kyç për stabilitetin në rajon.

“Situata në Kosovë tani është shumë më e qetë se dikur, por ndonjëherë tensionet ende ndodhin. Kjo është arsyeja pse Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO është ende kyç për sigurimin e stabilitetit në rajon”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Kujtojmë se forcat e KFOR-it janë të vendosura në Kosovë që prej përfundimit të luftës në vitin 1999.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu