Luljeta ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” motrën e saj, Naxhijen për një premtim të pambajtur. Ajo ka shitur shtëpinë pasi Naxhija i kishte premtuar se do të jetonin bashkë në shtëpinë e saj, por kjo nuk është realizuar.
Gjatë debateve me motrën në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Luljeta thotë se Naxhija i ka dhuruar kunatës fëmijën e saj të parë. Naxhija shpjegon se është martuar në moshën 15-vjeçare për t’u kujdesur për vjehrrën e sëmurë me sklerozë.
Kunata e saj ishte e martuar, por pa fëmijë dhe ndaj bashkëshorti i Naxhijes vendos që t’ia dhurojë asaj djalin e tij të parë.
Naxhije: Jam martuar që 15 vjeçe.
Eni Çobani: Po, e ke pranuar vetë, shumë gabim ke bërë megjithatë je martuar, shumë mirë.
Naxhije: Zonja Eni, në atë kohë nuk na pyeste njeri.
Eni Çobani: Po, sigurisht, e kuptoj. Në çfarë viti?
Naxhije: Kam gjetur 2 prindërit e bashkëshortit.
Ardit Gjebrea: Më fal, je martuar 15 vjeçe?
Naxhije: 15 vjeçe zoti Ardit se ishte vjehrra me sklerozë e do i bëja hyzmet dhe sot e kësaj kunati me kunatën më kanë lënë pa asnjë lloj letre. Hyra 15 vjeçe, u plaka, 60 vjet u bëra, s’kam asnjë lloj letre, po më nxjerrin nga shtëpia.
Eni Çobani: Zonja Naxhije, më fal se duhet të flasim një çikë me kujdes. Një fëmijë 15 vjeç, çfarë hyzmeti do bëje ti se ti ishe për hyzmet për vete?
Naxhije: Për hyzmet ishim atëherë.
Ardit Gjebrea: A ke bërë shkollë?
Naxhije: Unë kam bërë kur u martova, gjimnazin. Bëra edhe kurs infermiere dhe kaq. Mbarova klasën e tetë, u martova pastaj u bëra aty që fillova bëra gjimnaz.
Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe je bërë nënë?
Naxhije: 17 vjeçe
Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe je bërë nënë?
Naxhije: 17 vjeçe.
Naxhije: Erdhi fëmija i parë në jetë zoti Ardit dhe kunata nuk kishte fëmijë. Ngrihet bashkëshorti, ia dhuron fëmijën. 3 muajsh e mbajta, 3 muajsh, sa lindi fëmija i parë.
Ardit Gjebrea: A të pyeti ty?
Naxhije: Nuk pyeti, nuk pyeteshim. Llafi ligj bëhej llafi i burrit. Në atë kohë ajo ishte.
Eni Çobani: Si mund të merret fëmija i parë?
Luljeta: Si ka mundësi moj motra ime t’i dhurosh ti fëmijën, krijesën dhe të të lërë sot ty rrugëve moj? Ku je ti, deri sot ku jetove moj? Nuk kishe ti të drejtë të kërkoje?
Eni Çobani: Kush e ka marrë fëmijën e parë të lutem që e ke pasur djalë apo jo?
Ardit Gjebrea: Pra motra e bashkëshortit.
Naxhije: Po, ia dha të motrës. Vdiq vjehrri, vdiq vjehrra kur erdhën momentet. Në ’92 kemi bërë shtëpitë zonja Eni.
Eni Çobani: Kush i ka bërë pra? I ke bërë ti me burrin apo jo?
Naxhije: Unë me burrin. Në ’96 më vdes burri, 40-vjeçar, i ri fare zonja Eni.
Eni Çobani: Të vdes edhe burri?
Naxhije: Vdes edhe ai.
Eni Çobani: Dhe që nga viti, më fal, në ’96 sa vjeç ishe?
Naxhije: 28-29 vjeçe.
Eni Çobani: Dhe që atëherë s’je martuar më?
Naxhije: Jo.
Ardit Gjebrea: Naxhije, ke fëmijë të tjerë?
Naxhije: Kam dy, çun e gocë. Edhe sot e kësaj dite kunati me kunatën më kanë lënë pa asnjë lloj letre zonja Eni. Kjo ishte fatkeqësia, sot e kësaj dite asnjë lloj letre se do i bënte kunata.
Ardit Gjebrea: Ai fëmijë është i regjistruar në emrin tënd apo të kunatës?
Naxhije: Fëmijën me letra, kunata e mori.
Naxhija shton se me djalin e saj të parë nuk gëzon marrëdhënie të mira./tvklan.al