Ndahen Chiara Ferragni dhe Fedez, këngëtari ikën nga shtëpia

0

Chiara Ferragni dhe Fedez janë ndarë. Lajmi raportohet nga Corriere della sera. Burime tregojnë se Fedez është larguar nga shtëpia të dielën e kaluar.

Shkaku i ndarjes ishin problemet e fundit ligjore të Ferragnit dhe Fedez e akuzoi se imazhi i keq i Chiarës po i prishte punë me bizneset e tij.

Por krisja e marrëdhënies së tyre nisi që në Sanremon e vitit të kaluar, kur Fedez u puth në skenë me një burrë.

Thuhet se Chiara ka dashur të ndahet më herët prej tij, por sëmundja e Fedez e bëri ta shtynte vendimin.

Chiara dhe Fedez kishin 5 vite të martuar dhe janë prindër të dy fëmijëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu