Ndahet dosja – GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për mamanë dhe mikeshën e Monika Kryemadhit

0

Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e të bashkëpandehurve të Metës dhe Kryemadhit për gjykim të shkurtuar.

Kësaj forme gjykimi do t’i nënshtrohen të pandehurit nëna e Monika Kryemadhit, Ema Çoku, mikeshë e saj, të akuzuara për pastrim parash, si dhe ish-kreu i AKEP Pirro Xhixho, i pandehur për korrupsion.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po hetohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me aferën Cez-Dia dhe lobimin e LSI-së në SHBA.