Ndahet grupi “Little Mix”

0

Vajzat e grupit Little Mix kanë  njoftuar se do të bëjnë një pushim nga muzika për të ndjekur projekte të reja individuale. Kjo ndarje vjen pas 10 viteve të formimit të grupit në “XFactor”. Në një deklaratë që ka mërzitur  fansat kudo, vajzat  konfirmuan se nuk po ndaheshin plotësisht dhe shpresonin që në të ardhmen të bënin më shumë muzikë sëbashku. Grupi – i përbërë nga Leigh-Anne Pinnock, Jade Thirlwall dhe Perrie Edwards – zbuluan gjithashtu se pushimi do të ndodhte pas turneut të tyre të fundit Confetti, i cili përfundon në maj të vitit të ardhshëm.

Në njoftim shukruhet se: “Duam t’ju njoftojmë të gjithëve se pas turneut Confetti në prill/maj të vitit të ardhshëm do të bëjmë një pushim nga Little Mix”.                Ky njoftim gjithashtu vjen pas raportimeve se Leigh-Anne po planifikon muzikën e saj për të kënduar solo si dhe pas raportimeve që Jade ka “nënshkruar me ekipin menaxhues të Lizzo”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu