Ndahet nga jeta efektivi i zjarrfikëses

0

Tonin Ndoka, efektiv i repartit zjarrfikës në Mirditë, është ndarë nga jeta sot pasi nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19. Ai ishte infektuar prej ditësh dhe fatkeqësisht kolegët e tij kanë dhënë lajmin e trishtë sot.

“Nje humbje e madhe nga kjo sëmundje e pa bese. Trishtimi dhe dhimbja na ka pllakos në kët jete të pa besë. Lamtumire shoku im i mire. Vertet te pabesueshme jane ndarjet prej jetes me njerezit si ty, me miresine e zemres dhe buzeqeshjen e stampuar ne fytyren tende qe largon trishtimin.

Por sot trishtueshem na ka mbet vec e qeshura jote dhe kujtimet. Kush te ka njohur e di shume mire se c’njeri ishe. I lehte dheu mbi ty, ne paqe shkofsh e pushofsh shoku im Tonin Ndoka”, shkruan një nga kolegët zjarrfikëse për ikjen e Tonin Ndokës.

Të shumtë janë dhe miqtë e tjerë dhe kolegët që kanë mbetur pa fjalë për ndarjen nga jeta të zjarrfikësit të Mirditës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu