Ndahet nga jeta Eva Dubali. Lajmi është bërë i ditur nga vetë familjarët në profilin e saj në facebook.
‘Te dashur miq dhe dashamirës të nënës tone , ju njoftojme se pas shum kohësh betejë me sëmundje onkologjike nëna jone e Shtenjtë. Eva ndërroi jetë në shtetin italian . Ju përcjellim dashamirsinë dhe përshendetjet e saj te fundit dhe ju njoftojm se nderimet mortore do i kryhen nga ne familja ne shtetin italian dhe shtetin shqiptar sipas njotimit te agjensive përkatëse. Për cdo pakënaqësi apo padrejtësi eventuale ne emër te saj ju kërkojmë hallallin dhe nese ndokush ja ka bë asaj le ta dij se zemra e saj e bardhë e ka falur !! Respekte të përzemërta nga familja’!
Eva Dubali ka punuar në disa institucione të rëndësishme të Elbasanit dhe kudo ku ka kontribuar, ka bërë më të mirën me profesionalizëm e devotshmëri.
Ishte një grua e qeshur që rrezatonte dashuri e mirësi. Ndaj ishte e rrethuar me shumë miqësi.
Prej disa kohësh Eva vuante nga një sëmundje e rëndë. Luftoi fort dhe ishte kjo arsyeja që zgjati sa më shumë ditë në jetën e saj. Por më në fund u shua.
Çfarë shkruante vetë Eva Dubali më 24 maj:
Miq dhe të afërmit e mi .
Ju falenderoj shumë për urimet t’uja.
Jeni terapia ma e mirë , forca dhe mbështetja ime në ktë periudhë që po kaloj .
Dit pa diell e natë pa yje ndjehem pa ju
Përqafime dhe mirënjohje për seicilin prej jush.
Allahu ju shpërbleft me t’ mira.
Për të gjithë ju që më shkruani dhe smë harroni, me gjith shpirt ju them se s’bëj dot pa Ju.
Se keni idenë sa bukuri dhe forcë përcillni tek unë.
Sido që të jem apo tmë vijë momenti urimet dhe buzqeshja ime do të jenë pafundësisht shoqëruese për seicilin.
ZOTI ju shpërbleftë me të mira pa fund.
Faleminderit .
— ndjehet me fat.
Nëna e saj shkruan:
Vdekja nuk ekziston bija ime.
Njerzit vdesin vetëm atëher kur i harrojmë.
Nëse do dish të më kujtosh, un do jem gjithmonë me ty.
Infowebtv i përcjell ngushëllimet e ndjera familjes Dubali!