Është ndarë nga jeta gazetari i njohur nga Durrësi Thanas Mustaqi.
Njoftimi për vdekjen e tij është bërë nga kolegët e gazetarit në rrjete sociale.
Me një karrierë disa dekada në gazetari, Mustaqi kujtohet nga të gjithë për angazhimin e tij, pranë gazetës “Zërit të Popullit”, “Adriatiku”, “Dyrrah”, etj.
Lamtumira e fundit gazetarit do ti jepet ditën e nesërme në orën14:00, tek varrezat e reja në Durrës.