Ndahet nga jeta këngëtari legjendar i grupit më të njohur

0

Këngëtari legjendar i grupit Menudo, Ray Reyes, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare.

Ky lajm u bë i ditur nga vëllai i tij nëpërmjet një postimi në Facebook, megjithatë ai nuk dha detaje të mëtejshme mbi shkakun e vdekjes.

“Të dashur miq, familje dhe fansa. Me dhimbje të madhe në shpirtin tim ju informoj, se vëllai im i dashur Ray Reyes ndërroi jetëJu lutem të gjithëve të luteni për familjen tonë, veçanërisht për nënën time që është shumë delikate. Tani më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar. Asnjëherë mos ndaloni së shprehuri dashurinë tuaj për njerëzit tuaj të dashur”, shkroi vëllai i të ndjerit në postim.

Së fundmi, “Primera Hora” ka raportuar se shkaku i vdekjes ishte një sulm në zemër.

Kujtojmë se Ray iu bashkua grupit Menudo në 1983-tën kur ai ishte vetëm 13 vjeç. Ai ishte në grup në të njëjtën kohë me Ricky Martin.

Këngëtari u rrit në Porto Riko. Ai u bashkua me grupin Menudo në 1983 . Grupi konsiderohet gjerësisht si një nga bendet më të mëdha latine në histori.

Albumi i tij i parë me grupin ishte A Todo Rock, në të cilin ai këndoi si vokal kryesor për këngët: “Si Tu No Estas”, “Chicle De Amor” dhe “Zumbador”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu