Ndahet nga jeta legjenda e boksit që njihej si “I mrekullueshmi”

0

Legjenda e boksit Marvin Hagler, kampion i padiskutueshëm i peshave të mesme nga viti 1980 deri më 1987, vdiq papritur në moshën 66 vjeç. Në një postim në faqen e boksierit në Facebook, gruaja Kay G. Hagler, ka shkruar se burri i saj vdiq në shtëpinë e familjes në Neë Hampshire.

“Më vjen keq që po bëj një njoftim shumë të trishtuar. Fatkeqësisht sot burri im i dashur, Marvelous Marvin, vdiq papritur në shtëpinë e tij, këtu në Neë Hampshire,”- ka shkruar ajo. “Familja jonë kërkon që të respektohet privatësia në këtë kohë të vështirë,”– përfundon lajmi.

Hagler, i cili ka jetuar disa vite në Milano, u quajt “I mrekullueshëm”, nga adhuruesit dhe admiruesit e tij. “International Boxing Hall of Fame” e cilësonte atë prej kohësh, si një nga boksierët më të mirë të të gjitha kohërave.

Të paharrueshme janë disa nga takimet e tij, të futura në historinë e boksit, si fitimi i titullit të parë kampion i botës në peshat e mesme për ËBC dhe ËBA kundër anglezit Alan Minter (1980), deri te Hagler-Leonard, i diskutueshëm i vitit 1987, futur në listën e 100 luftimeve e mëdha të boksit të të gjitha kohërave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu