Lusia Hiriart, e veja e gjeneralit kilian, Augusto Pinoçet ka humbur jetën në moshën 99-vjeçare. Mediat e huaja shkruajnë se Hiriart ishte e sëmurë prej disa kohësh dhe muajt e fundit ishte shtruar disa herë në spital. Lajmin e trishtë e dha mbesa e saj me anë të një postimi në Facebook.
“Në moshën 99-vjeçare dhe e rrethuar nga familja dhe njerëzit e dashur, gjyshja ime e dashur ndërroi jetë. Ajo la një gjurmë të madhe në zemrat tona”,- tha mbesa e saj Karina Pinochet.
Lusia Hiriart konsiderohej si “grua e hekurt”, pasi ishte zonja e parë mes viteve të diktaturës 1973 dhe 1990. Ajo ngjalli reagime të forta për shkak të ndikimit që kishte në vendimet e bashkëshortit të saj dhe pasurisë që grumbulloi familja. Vdekja e ish-zonjës së parë të Kilit ndodh 15 vjet pas vdekjes së Augusto Pinochet më 10 dhjetor 2006.