Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare legjenda e basketbollit Bill Rusell

0

Legjenda e basketbollit Bill Rusell ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Rusell llogaritet si njëri prej basketbollistëve më të mirë në histori. Ai ishte shtyllë e skuadrës së famshme të ”Boston Seltiks” që fitoi tetë tituj rresht të NBA-së dhe 11 në përgjithësi.

Bashkëshortja e Rusellit, Xheni ka njoftuar lajmin për vdekjen e tij. Në një postim në rrjete sociale ajo ka thënë se Bill ka vdekur në paqe.
Rasell kishte luajtur qendër, ndërsa pesë herë ishte shpallur lojtari më i mirë i NBA-së gjatë karrierës 13-vjeçare me Boston Seltiks.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu