Ndahet nga jeta serenatisti korçar Astrit Koçibelli

0

Ndahet nga jeta serenatisti korçar Astrit Koçibelli.
Lajmin e ka bërë të ditur Qëndra e Artit dhe Kulturës Korçë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Lamtumirë Astrit Koçibelli

Korça humbi sot një nga serenatistët e saj më të dashur. Me zërin dhe shpirtin e tij, Astriti u bë pjesë e historisë së serenatës korçare.
Këngët e tij do të vazhdojnë të jetojnë si kujtim i gjallë i dashurisë dhe artit të qytetit tonë.